Të dashurit e faqës “Afghan Ethnic Jewelry”, siç jeni njoftuar nga FB, kjo faqe tanimë është shndërruar në një faqe të re, me koncept të ri, të quajtur “VesheDeshe”. Së pari, shfrytëzojmë rastin t’ju falenderohemi përzemërsisht që përmes faqës tonë, e cila u menaxhua nga Bardha jonë e dashur dhe tanimë e ndjerë, keni blerë byzylyk punë dore nga Afganistani. Për të gjithë ju që keni pasur mundësi t
ë takoheni dhe ta njihni Bardhën tonë, dëshirojmë t’ju themi që me pëlqimin e faqes dhe blerjen tuaj e keni gëzuar tej mase. Aktiviteti i saj në këtë iniciativë i ka dhënë kurajo të jashtëzakonshme gjatë sfidave të mëdha me të cilat ajo u ballafaqua në jetë. Dhe për këtë, secili prej jush keni luajtur rol të rëndësishëm. Shpresoj që byzylykun e blerë nga Bardha ta mbani në kujtim të saj. Për të vazhduar iniciativën në kujtim të saj, e gjithë ideja për krijimin e “VesheDeshe” nisi nga një dollap i mbushur përplot kujtime të krijuara në dekada. Bluza, fustana, xhaketa, këpucë, aksesor, të reja dhe pak të përdorura, pasion e dashuri kjo që sot mund të bëhen thesar i një personi tjetër. Iniciativat e riciklimit, ripërdorimit dhe qëndrueshmërisë kanë marr hov në botën e zhvilluar viteve të fundit. Të insipiruar nga iniciativa të tilla, shpresojmë që në “VesheDeshe” do mund të gjeni edhe ju insipirim e dashuri duke bërë përzgjedhjen tuaj. Të gjithë artikujt janë me mundësi kthimi. Deri në 80% e të ardhurave nga sh*tja e veshmbathjeve do t’ju dedikohen familjeve në nevojë dhe grave / vajzave të prekura nga kanceri i gjirit. Kjo, në kujtim të engjullit, Bardhës tonë. Për aktivitetet kryesore do të njoftoheni përmes faqës tonë në FB dhe Instagram https://instagram.com/veshedeshe?utm_medium=copy_link
Ju faleminderit �