03/06/2026
🚩 Trajnim për Vrojtuesit e Plazhit në Bashkinë Fier
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, Federata Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, në bashkëpunim me zhvilloi me sukses trajnimin teorik dhe praktik për vrojtuesit e plazhit që do të shërbejnë në plazhet publike të Bashkisë Fier.
Pjesëmarrësit morën njohuri dhe aftësi të specializuara në ndihmën e parë, reanimimin kardiopulmonar (CPR), teknikat e shpëtimit në ujë dhe procedurat e sigurisë në plazh, duke u përgatitur për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë gjithë sezonit veror.
Vlerësojmë bashkëpunimin me Bashkinë Fier, e cila po ndërmerr hapa konkretë për të rritur praninë e shërbimit të vrojtimit në plazhet publike dhe për t’i kushtuar rëndësinë e merituar sigurisë së qytetarëve dhe turistëve.
Urojmë që ky trajnim të jetë vetëm fillimi i një sezoni të suksesshëm dhe të sigurt. Ftojmë të gjithë pushuesit që të zgjedhin plazhet publike të Bashkisë Fier, ku vrojtuesit e plazhit do të jenë të pranishëm për të ofruar asistencë, siguri dhe ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.