05/11/2025
🏔 Panorama e Valbonës – Stani i Ramës.
📅 - 09 Nëntor | E Diel
📍 Nisja: Gjakovë ⏰ 08:00
🥾 Bashkohuni me ne për një ecje që të çon drejt një prej panoramave më të bukura të Valbonës mbi fshatin Kukaj afër Majës së Rosit në Shqipëri🇦🇱
🌿 Ecje e lehtë, 12km, +700m disnivel – perfekte edhe për fillestarë!
🏔️ Peisazhe mahnitëse të Zhaborreve dhe majave të Valbonës, deri në +2400m.
💪 Hiking, qetësi, natyrë dhe adrenalinë – një eksperiencë që nuk harrohet lehtë!
📍 Për shkak të kufirit, me vete duhet të keni pasaporten ose letërnjoftimin.
🎒 Çfarë të merrni me vete:
👟 Këpucë sportive për terren malor
👕 Veshje sportive + për ndërrim (duks, dy maica)
🧢 Kapele
🎒 Çantë shpine + aksesorë për ngjitje alpine
💧 Ujë & ushqim bazik (biskota energjie, fruta të thata, sanduiç)
ℹ️ Detaje për pjesëmarrësit:
📞 Rezervimet mund ti bëni duke na kontaktuar në +383 44 168 773 (Viber, WhatsApp ose thirrje direkte) ose duke na shkruar mesazh në inbox të faqes sonë.
Pagesa për transport dhe pjesëmarrje: 12€
🔥 Mos e humb! Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e sfidës së kësaj fundjave!