29/04/2026
📖Titulli: Koment i sures Ahzab (Beteja e Hendekut)
✒️Autor: Dr. Shefqet Krasniqi
📑Faqe: 376
💶Çmimi: 5€
Karakteristikat kryesore të sures Ahzab
Nëse shikojmë më në detaje, themi se ndër temat që shtjellon kjo sure janë:
* Urdhërimi i Pejgamberit, Muhamedi ﷺ dhe i mbarë muslimanëve që t’ia kenë frikën Allahut dhe të kenë kujdes për qasjen e tyre ndaj jomuslimanëve e munafikëve; të kenë kujdes e mos t’i pasojnë ata, por të pasojnë Shpalljen qiellore.
* Rënimi i formës së birësimit të asaj kohe dhe të konsideruarit e fëmijës së birësuar si bir biologjik që trashëgon.
* Përmendja e pozitës së lartë që ka Pejgamberi ﷺ te muslimanët; po ashtu edhe gratë e tij të cilat konsiderohen nëna të besimtarëve.
* Përmendja e Betejës së Hendekut dhe e vështirësive me të cilat ballafaqoheshin muslimanët në atë luftë dhe se si Allahu i ndihmoi muslimanët me i mposhtur jobesimtarët. Muhamedi ﷺ u dha trimëri duke i përgëzuar.
* Ajo që duhet të bëjë një grua e divorcuar pas fejësës dhe para martesës, ‘iddeti’, apo nuk ka dhe me çfarë obligohet burri karshi saj e i përket dhuratës martesore, mehrit.
* Obligimi i vënies së mbulesës (hixhabit).
* Dhënia nga Pejgamberi ﷺ grave të tij e së drejtës për të zgjedhur mes shkurorëzimit apo të qenët nën kurorën e tij.
* Martesa e Pejgamberit ﷺ me Zejneb bint Xhahshin, ish-gruan e Zejdit r.a., pasi e shkurorëzoi atë Zejdi, i cili ishte fëmijë i adoptuar i mëhershëm i Pejgamberit ﷺ.
* Vlera e salavatit dhe selamit mbi Pejgamberin ﷺ.
* Kërcënimi i rëndë për munafikët, të cilët e rëndonin Pejgamberin ﷺ dhe muslimanët si dhe çështje të tjera që do t’i shohim në vazhdim.