Fillimisht, veprimtaria e këtij biznesi është iniciuar gjatë kohës kur menaxhmenti jetonte dhe vepronte jashtë vendit. Pas kohës luftës, menaxhmenti ishte zhvendosur në Kosovë, ku kanë hapur dyqanin me emrin “Abeja“ me lokacion në Qytezën Pejton. Dyqani Abeja ka zhvilluar veprimtarin e biznesit me mjaft sukses për rreth 16 viteve, me një gamë të gjërë të produkteve. Si pasojë e profesionalizmit në
punë, kujdesit të shtuar ndaj klientave, produkteve kualitative me çmime të arsyeshme për tregun e Kosovës, kemi arritur që të krijojmë një numër shumë të madhë të klientave, të cilët për shumë vite na kanë mbetur besnik dhe lojal. Si rrjedhojë e planeve të Komunës, dyqanet në Qytezen Pejton janë rrënuar dhe ne kemi qenë të detyruar që të zhvendosim lokacionin e dyqanit dhe njëkohësishtë kemi ndryshuar emrin e dyqanit në BOUTIQUE INSTYLE. Duke e pasur parasysh, që klientët tanë për shumë vite jane mësuar me lokacionin tonë, kemi vendosur që të mos zhvendosi shumë larg nga lokacioni paraprak dhe kështu të qendrojmë sa më afër tyre. Prandaj, me lokacion të ri jemi vendosur afër nënkalimit në Qytezën Pejton. Me saktësisht, 50m në anën e majtë nga dalja nga nën kalimi në drejtim të Pallatit të Rinisë. Përshkak se klientët tanë janë nga gjithë Kosova, si dhe na pamundësi të tyre që të na vizitojnë çdo here gjatë koleksionit të ri apo gjatë zbritjeve, kemi vendosur që të jemi akoma më pranë klientëve tanë duke lansuar shërbimin e Sh*tjes Online. Në këtë faqe të facebookut, mund të informoheni për produktet më të reja, ofertat e fundit si dhe risit të tjera. Prandaj, ju ftojme që ta pëlqeni faqen tonë, dhe ne do të sigurohemi që ti plotësojmë kërkesat e juaja si çdo herë, duke ju ofruar trendet më të reja unike që vetëm tek ne mund ti gjeni, si dhe ofertat e fundit. I juaji,
Boutique Instyle