Tek ne gjeni gjithçka që i duhet fëmijës tuaj, me çmimet më të mira në treg dhe shërbim efikas dhe të shpejtë. Na ndiqni , kontakto në INBOX!
(133)
Address
Ahmet Krasniqi Nr.127
Pristina
10000
Telephone
Website
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Risi Kids posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Business
Send a message to Risi Kids:
Category
Risi Kids
Kompania “Risi” u themelua në vitin 2001 dhe është rezultat i një përvoje të themeluesve të gjatë mbi 20 vjet në tregtim me tekstil. Themeluesit kanë punuar në import, shpërndarje, zhvillim të tregut dhe sh*tjeve në produktet e tekstilit në tregun e Kosovës. Dija dhe përvoja e fituar gjatë këtij aktiviteti është baza e një kompanie të re. Ekipi i themeluesve kanë role plotësuese brenda kompanisë, dhe në këtë mënyrë krijohet sinergji për zhvillimin e një tregu më të fortë. Duke pas këtë në mendje, pronarët e kompanisë tashmë kanë një rrjet të fortë të distribuimit. Kompania do të ketë mundësi të përdorë kontratat afatgjate të distribuimit që tashmë i ka me marketet më të mëdha (lista e kontratave është përfshirë në planin e biznesit). Një pikë tjetër unike e sh*tjes do të jetë fokusi i kompanisë në cilësi dhe besueshmëri. Kjo është si rezultat i një kooperimi afatgjat dhe fitimit të besimit të klientëve të sh*tjes me shumicë. Ekipi themelues i Risit gjithmonë i ka kushtuar vëmendje nivelit të cilësisë dhe marrëdhënieve më klientët e tyre. Me qëllim që të ofrojmë kualitet të vazhdueshëm për tregun dhe klientët, Risi do të implementoj dhe do të certifikohet me ISO 9001 Quality Management (menaxhim i cilësisë) dhe ISO 14001 Standards (standarde) gjatë vitit 2015. Me implementimin e standardeve ISO ne synojmë të ngrisim cilësinë e produkteve tona dhe të bëhemi një partner i besueshëm për klinetët tanë. Për të arritur një prani më të mirë në treg Risi do të punësoj promotor të brendit, të cilët do të jenë të pranishëm në marketet me pakicë. Me këtë strategji do të investojmë në të ardhmen e brendit. Me RisiKids.com kompania po e nisë ndërkombëtarizimin e sh*tjes së produkteve, duke synuar tregjet me prezencë të diasporës shqiptare në gjithë botën. Me këtë shërbim ne jemi më afër të gjithë bashkëkombasve tanë dhe i mundësojmë që në çdo kohë ta kenë më afër vendlindjen dhe produktet lokale.