18/02/2025
Me kënaqësi njoftojmë se Maderoterapia ka arritur në Kompleksin AA&B në Rogovë!
Maderoterapia është një terapi efektive dhe natyrale për formësimin e trupit, duke përdorur mjete speciale të masazhit për të reduktuar celulitin, përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe tonifikuar lëkurën. Ky trajtim i dobishëm është një alternativë ideale për ata që kërkojnë një trup më të formësuar dhe një lëkurë më të shëndetshme.
Përfitimet e Maderoterapisë për ju:
• Reduktimi i celulitit dhe përmirësimi i pamjes së lëkurës
• Tonifikimi dhe formësimi i trupit
• Përmirësimi i qarkullimit të gjakut
• Stimulohet procesi i djegies së yndyrnave dhe metabolizmi
• Lehtësimi i tensioneve dhe stresit
Për ata që janë të interesuar, mund të na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të rezervuar një seancë.
Na vizitoni në Kompleksin AA&B, dhe përjetoni përfitimet e maderoterapisë për trupin tuaj!